Breaking News

Qeveria e Maqedonisë i miratoi amendamentet kushtetuese, në radhë është Kuvendi

Qeveria i ka miratuar draft-amendamentet e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe i ka dërguar deri tek Kuvendi, ndërsa nga atje kanë caktuar seancë plenare për më 1 dhjetor, por seanca e komisionit kuvendar për çështje kushtetuese punën e saj do ta filloj më 7 dhjetor.

Nga zyra e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dje për AIM deklaruan se verifikimi i draft tekstit të amendamenteve do tu dërgohet të gjithë deputetëve.

Kryeministri Zoran Zaev, i cili dje nëpërmes konferencës për shtyp i publikoi projekt amendamentet, dhe shpreson se të gjithë deputetët do të lëvizin dhe do të mbajnë përgjegjësinë e dhënë nga qytetarët.

Edhe deputetët e pavarur nga grupi i OBRM-PDUKM-së deklaruan se propozimet e tyre janë përfshirë në draft amendamentet.

Advertisements