Breaking News

Ruhani: Evropa bashkëpunon me Iranin në përballje me njëanshmërinë e Amerikës

Hasan Ruhani president i Republikës Islamike të Iranit në një intervistë për Financial Times, përmendi bashkëpunimin e Republikës Islamike të Iranit me Evropën në përballje me njëanshmërinë e Amerikës dhe theksoi se Evropa dhe Irani kanë interesa dypalëshe afatgjatë që garantojnë paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.

Presidenti Ruhani tha se Donald Trump në çështjet tregtare, marrëveshjet ndërkombëtare dhe kundrejt aleatëve të Amerikës, mban qëndrim të atillë që ka krijuar sfida të reja dhe politikat e tij të njëanshme, diskriminuese dhe racore, kundër myslimanëve, politika e dobësimit të marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare si ajo e masave për parandalimin e ndryshimeve klimatike, bien ndesh me politikat multilaterale të Evropës. Presidenti iranian tha se tërheqja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore është një prej rasteve të tensionimit të marrëdhënieve mes Amerikës he Evropës dhe tha se kjo marrëveshje ishte rezultat i 2 vjet bisedimeve mes Iranit dhe 6 vendeve të botës tek të cilat 3 ishin evropiane. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, tërheqjen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore e ka quajtur shkelje të rezolutës 2231 të KS të OKB dhe tha se pas kësaj tërheqjeje, Amerika ka vendosur sanksione të njëanshme kundër Iranit dhe kundër vendeve të tjera. Për momentin është e nevojshme që pala evropianë së bashku me Kinën dhe Rusinë të përfundojnë paketat e tyre të përballjes me sanksionet e Uashingtonit dhe t’i venë ato në zbatim përpara 4 nëntorit datës së vendosjes së sanksioneve të njëanshme të Amerikës kundër Iranit.

Advertisements