Breaking News

Akuzat e Danimarkës, komplot I Mosadit për të ndarë Evropën nga Irani

Më pak se një javë para zbatimit të fazës së dytë të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit dhe mosfunksionimit të saj me anë të zbatimit të mekanizmit financiar evropian dhe vazhdimit të eksporteve iraniane të naftës, dosja për shkatërrimin e këtij procesi është vënë në axhendë. Danimarka të martën e kaluar akuzoi Teheranin për gjoja përpjekje për të kryer një operacion vrasjeje në tokën daneze, pas qasjeve të fundit të disa vendeve evropiane kundër Iranit.

Në të njëjtën kohë, mbështetja e qeverisë amerikane për veprimin e Danimarkës dhe sqarimi i rolit të agjencisë së inteligjencës izraelite (Mossad) në çështjen daneze kundër Iranit përcaktoi qëllimin e këtij skenari për të minuar plotësisht bashkëpunimin konstruktiv të Iranit dhe Evropës qa kla për qëllim të mbajë gjallë marrëveshjen bërthamore. Gazeta izraelite “Jerusalem Post” pranoi të mërkurën se Izraeli luajti një rol të drejtpërdrejtë në thurjen e skenarit të Danimarkës kundër Iranit. Veprimet e kaluara si tërheqja e Amerikës nga marrëveshja bërthamore më 8 maj, pretendimet për gjoja përpjekjet e Iranit për të kryer sulm ndaj një konference në Paris njëkohësisht me vizitën e presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Evropë, tregojnë gjurmët e implikimit të Mosadit. Më 30 prill kryeministri i regjimit sionist prezantoi gjoja disa dosje dhe dokumente kundër programit bërthamor të Iranit duke e inkurajuar presidentin amerikan që më 8 maj të marrë  vendim për tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore. Skenari i sajuar për gjoja sulmin ndaj konferencës së grupit terrorist MEK në Paris, skenari qeveria daneze kundër Iranit për gjoja sulm brenda territorit të Danimarkës dhe shumë skenarë të tjerë kanë për qëllim shkatërrimin e marrëdhënieve të Iranit me Evropën sidomos pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit vuri në dukje se pretendimet e Danimarkës kundër Iranit janë në kuadër të operacioneve mashtruese të Mosadit Izraelit, që kanë për qëllim prishjen e marrëdhënieve të Iranit me Evropën. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh të tij në Twitter ka deklaruar; Veprimet destruktive, mashtruese dhe devijuese të Mosadit vetëm sa shtojnë vullnetin e Iranit për bashkëpunim konstruktiv me botën. Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ditën e mërkurë ka thënë: Amerika, Regjimi Sionist dhe disa vende të tjera me njollë të zezë, të cilët sot përballen me akuza të rënda, po përpiqen që me anë të luftës psikologjike të akuzojnë Iranin dhe të shkatërrojnë marrëdhëniet e Iranit me Evropën në prag të fazës së dytë të sanksioneve amerikane kundër Iranit. Një ditë më parë gazeta sioniste Jerusalem thotë se Mosadi i ka dërguar informacione Danimarkës mbi atë që e quan përpjekje të Iranit për të kryer sulm në Danimarkë. Danimarka në kuadër të polemikave të fundit të disa vendeve evropiane kundër Iranit, ka akuzuar Iranin për tentativë vrasjeje në territorin e Danimarkës, akuza që janë hedhur poshtë nga pala iraniane.

Advertisements