Breaking News

Sëmundja e të akuzuarit Sashko Markovski anuloi gjykimin për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit

Gjykimi për ndodhitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill vitin e kaluar sot është anuluar për shkak të mos prezencës të Sashko Markovskit, i cili është mbajtur në spital që nga seanca e djeshme kur  u sëmur dhe ishte thirrur ndihma e shpejtë.

“Duke marrë parasysh se Sashko Markovski është hospitalizuar dhe të nevojshme janë edhe disa pyetje anulohen seanca e sotme dhe seanca e caktuar për nesër. Gjykimi vazhdon më 2 shtator në ora 10”, deklaroi Dobrilla Kacarska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykimi për ngjarjet e 27 prilli është në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë më shikimin e video incizimeve nga kamerat e sigurisë në Kuvend.

Advertisements