Breaking News

Danimarka tërheq ambasadorin e saj nga Irani

Kopenhaga nën akuzën për gjoja “ veprime destruktive të Iranit brenda territorit danez” ka tërhequr ambasadorin danez nga Teherani.

Ditën e martë policia e Danimarkës pa dhënë detaje, fakte dhe dëshmi ka thënë se një shtetas I këtij vendi është sulmuar nga persona që janë të lidhur me Iranin. Andersa Samuelsen ministër i jashtëm i Danimarkës ka konfirmuar pretendimet e policisë dhe deklaroi se Kopenhaga ka thirrur për konsultime ambasadorin e saj në Teheran. Ai shtoi se Danimarka po mundohet të vendosë sanksione të reja kundër Iranit në kuadër të BE. Ditën e martë ministria e jashtme e Danimarkës ka thirrur ambasadorin iranian Murteza Moradian për konsultime në zyrën politike të kësaj ministrie. Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka hedhur poshtë pretendimet e Danimarkës kundër Iranit.

Advertisements