Breaking News

40 milion dollar buxhet për luftën propagandistike kundër Iranit, Rusisë dhe Kinës

Departamenti amerikan i shtetit ka akorduar një fond prej 40 milion dollarësh për të kryer propagandë kundër Iranit, Kinës dhe Rusisë.

Robert Palladino, zv/zëdhënës i DASH në një konferencë të tij për shtyp në qendrën Global Enagement Center, që është një qendër që varet nga DASH, njoftoi buxhetin prej 40 milion dollarësh për luftën propagandistike të Amerikës kundër Rusisë, Iranit dhe Kinës. Qendra në fjalë është hapur në Uashington në vitin 2016 për të ashtuquajturin luftë kundër publikimit të lajmeve të pavërteta nga ana e grupeve terroriste dhe e vendeve të huaja. Muajt e fundit qeveria amerikane ka akuzuar disa herë Irani, Rusinë dhe Kinën për gjoja përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet e ardhshme afatmesme në Amerikë. Zgjedhjet afatmesme në Amerikë do të organizohen më 6 nëntor. Sipas sondazheve pritet që republikanët të pësojnë një disfatë të rëndë.

Advertisements