Breaking News

Zarif: Për herë të parë Evropa është në prag të përballjes me sanksionet amerikane

Ministri i Jashtëm iranian tha se për herë të parë evropianët janë shprehur jo vetëm kundër politikave amerikane për vendosjen e sanksione, por edhe mbi kompensimin e tyre.

Muhamed Xhavad Zarif në një intervistë për kanalin CBS të Amerikës lidhur me daljen e Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe rikthimin e sanksioneve ka thënë: Amerika është e droguar pas sanksioneve dhe kujton se me anë të sanksioneve problemet e saj mund të zgjidhen, mirëpo nuk është kështu. ne nuk kemi shpenzuar 2 vjet e gjysmë bisedime me fuqitë e mëdha për hartimin e marrëveshjes bërthamore që shumë lehtë të dalim prej saj dhe ne e dimë se marrëveshje më të mirë nuk do të ketë. Sa i përket sanksioneve të 4 nëntorit, ministri Zarif tha: Amerika ka një problem më të madh se sa këto sanksione sepse pas saj irani në bazë të programeve të tij do të japë përgjigje. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Në këto kushte irani dhe Evropa për disa jave me radhë kanë mbajtur negociata për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Në këto bisedime Evropa është zotuar për të hartuar një paketë mbështetëse në kuadër të marrëveshjes bërthamore që ka për qëllim përballjen me sanksionet amerikane kundër Iranit.

Advertisements