Breaking News

Vuçiq: Ushtria e Kosovës destabilizon sigurinë në rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se vendi i tij është i gatshëm për vazhdimin e dialogut, madje, siç u shpreh ai, edhe në situatën e tensioneve të shtuara politike dhe të sigurisë, para së gjithash, për serbët në Kosovë.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me shefin e delegacionit të Parlamentit Evropian pranë Komitetit parlamentar për stabilizim dhe anëtarësim BE-Serbi, Eduard Kukan. Në takim është biseduar për rrugën evropiane të Serbisë, proceset e reformave, dialogun me Kosovën dhe situatën në rajon. Vuçiq ka shprehur shqetësimin e tij për krijimin e Ushtrisë së Kosovë, duke thënë se “kjo do të çojë në destabilizimin e situatës në rajon”. “Presidenti serb njoftoi kryetarin e delegacionit Eduard Kukan për arsyet e ndërprerjes së dialogut me Prishtinën, duke theksuar se detyrimet e Marrëveshjes së Brukselit nuk u përmbushën, para së gjithash, themelimi i Asociacionit të komunave serbe”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Presidenca e Serbisë. Ndryshe, edhe dje Moska zyrtare është shprehur kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut me Kosovën në çdo situatë. “Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut, edhe në situatën e tensioneve të rritura politike dhe të sigurisë, sidomos për serbët e Kosovës”, tha Vuçiq në takimin me Eduard Kukan, të hënën në Beograd. Vuçiq po ashtu tha se anëtarësimi i vendit të tij në Bashkimin Evropian paraqet prioritet në politikën e jashtme të Serbisë. Kukan, në anën tjetër, vlerësoi, siç tha ai, përparimin ekonomik të Serbisë dhe tha se investitorët e huaj janë të kënaqur me klimën e biznesit në Serbi.

Advertisements