Breaking News

Amendamentet këtë javë do të dorëzohen në Kuvend, pozita kërkon mbështetje më të madhe

Draft-amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, sipas paralajmërimeve deri në fund të kësaj jave do të dorëzohen në Kuvend.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, shpresoi se qeveria do t’i përshpejtojë afatet dhe deri të premten do t’i dorëzojë amendametet që të njëjtit të fillojnë të shqyrtohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se deputetët e opozitës të cilët dhanë mbështetje për ndryshimet kushtetuese, këtë e kanë bërë sipas vullnetit të tyre dhe kanë hapur perspektivën evropiane për Maqedoninë. Xhaferi nuk përjashtoi mundësinë që deri në fund të procesit të rritet numri i deputetëve që do të mbështesin ndryshimet kushtetuese.

Edhe kryeministri Zoran Zaev njoftoi se deri të premten amendamentet do të dorëzohen në Kuvend. Pas takimit me grupin e deputetëve që mbështetën ndryshimet kushtetuese, tha se në amendamente mund të vendosen edhe kërkesat e tyre për përmirësimin e marrëveshjes.

Ndërsa zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbrëmë tha se Marrëveshja e Ohrit është zgjidhje multietnike për Maqedoninë dhe se kjo duhet të vendoset në preambulën e Kushtetutës.

Advertisements