Breaking News

Zgjerimi i radikalizmit në Amerikë dhe pasojat e tij

Zgjerimi i radikalizmit në Amerikë është bërë mjaft problematike. Këtë e tregon edhe sulmi i një personi të armatosur ndaj një sinagoge në qytetin Pitsburg të Pensilvanisë i cili mori jetën e të paktën 14 personave.

Personi i armatosur ka hapur zjarr gjatë ceremonisë së lutjeve të së shtunës, në vendin e quajtur “Trungu i Jetës. Agresori është arrestuar, por autoritetet nuk janë siguruar ende nëse ka qenë vetëm. Tre policë raportohet se janë qëlluar. Sinagoga “Tree of Life”, ku kanë ndodhur të shtënat gjendet në lagjen Squirrel Gril. I arrestuari që dyshohet se është autor i kësaj ngjarje është Robert Boers, 48 vjeç. Kongresi Botëror i Hebrenjve dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e kanë dënuar sulmin ndaj sinagogës së Pitsburgut. Kjo ngjarje ka ndodhur pak ditë pasi që një mbështetës i Donald Trump ka dërguar paketa shpërthyese për politikanët demokratë dhe figura tjera të njohura amerikane. Ndaj personit të dyshuar për vrasjen e 11 njerëzve në një sinagogë të Pitsburgut, tashmë janë ngritur akuzat për vrasje, në atë që besohet të jetë sulmi më i rëndë në historinë e viteve të fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Robert Bowrs, 46 vjeç, akuzohet për hapje zjarri në sinagogën “Pema e jetës” gjatë shërbesës së fundit që po kryhej aty, të njohur me emrin “Sabbath”. Ai përballet tashmë me 29 akuza penale, përfshi edhe përdorimin e armëve të zjarrit për të kryer një vrasje. Prokurorët federalë thanë se do të ngrenë ndaj tij edhe akuza për krim nga urrejtja, duke bërë që i dyshuari të përballet me mundësinë e dënimit me vdekje. Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi sulmin si një “akt djallëzor vrasjeje masive”. Gjashtë persona, përfshi 4 oficerë policie, mbetën të plagosur në sulmin e së shtunës. I dyshuari mbeti gjithashtu i plagosur, pas shkëmbimit të zjarrit me policinë. Qendra për regjistrimin e dhunës me armë në SHBA ka njoftuar se në 24 oret e fundit 19 persona kanë humbur jetën dhe 30 te tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave në pika të ndryshme të këtij vendi. Kjo qendër duke publikuar një deklaratë, ka njoftuar se janë regjistruar 166 raste të shtënave me armë në 24 orët e fundit në qytete të ndryshme, ku të paktën 54 persona kanë humbur jetën dhe 89 të tjerë janë plagosur. Sipas këtij raporti, më së shumti të shtëna janë regjistruar në Uashington, Xhorxhia, Illionis, Visonsin, Ohio dhe Karolina  jugore. Sipas këtij raporti zyrtar, rreth 270-300 milionë armë zjarri ekzistojnë në SHBA, pra një armë për kokë banori. Më herët policia e qytetit Filadeldfia njoftoi se nga të shtënat me armë zjarri në këtë qytet një i ri 14 vjeçar ka humbur jetën dhe 3 fëmijë të tjerë janë plagosur. Sipas të dhënave të policisë, 2 persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj kalimtarëve. Amerika për shkak të armëve përballet me një valë të gjerë dhune, vandalizmi dhe sulme të armatosura. Për çdo vit me mijëra persona vriten dhe plagosen për shkak të 270-300 milion armëve që qarkullojnë në duart e amerikanëve. Edhe pse lobet anti-armë janë përpjekur shumë për vendosjen e një ligji që kufizon armëmbajtjen e lirë në Amerikë, qeveria amerikane deri tani nuk ka mund të miratojë një ligj të tillë. Donald Trump është një prej mbështetësve kryesore të armëmbajtjes së lirë në Amerikë. Ai kur erdhi në pushtet deklaroi se përfundoi periudhë 8-vjecare e shkeljes së të drejtave të atyre që posedojnë dhe mbajnë armë në Amerikë. Zgjerimi i numrit të personave që posedojnë armë e shoqëruar me shtimin e radikalizmit në vend, ka krijuar sfida serioze për sigurinë e shoqërisë amerikane.

Advertisements