Breaking News

Izraeli i shet sistem spiunazhi Arabisë Saudite

Mediat arabe dhe ato izraelite kanë publikuar lajmin se Arabia Saudite ka blerë nga Izraeli një sistem spiunazhi.

Sipas një njoftimi të agjencisë Pars Today, gazeta sioniste Jerusalem Post në një artikull të saj ka cituar takimet e fshehta të krerëve të Tel Avivit dhe Riadit dhe kontratën me vlerë 250 milion dollarë për blerjen nga Arabia Saudite të një sistemi për kryerjen e spiunazhi të prodhuar nga Izraaeli. Më herët një media emiratase ka konfirmuar nënshkrimin e kësaj kontrate mes Tel Avivit dhe Riadit. Kjo gazetë gjithashtu zbulon se Irzraeli dhe Arabia Saudite kanë bashkëpunim të gjerë në shkëmbimin e informacioneve strategjike ushtarake. Thuhet se në takimet mes palëve kanë ndërmjetësuar Uashingtoni dhe Londra. Sipas Jerusalem Post, pajisjet e spiunazhit i janë dorëzuar Arabisë Saudite e cila ka dërguar një ekip për të marrë trajnime dhe mënyrën e përdorimit të pajisjeve. Kjo nuk është hera e parë që Arabia Saudite nënshkruan kontratë me regjimin sionist. Në shtator të këtij viti Arabia Saudite me pretekstin e përballjes me raketat e lëvizjes popullore jemenase Ansarullah, ka hedhur hapin për blerjen e sistemit mbrojtës raketor izraelit i quajtur Kupola e Hekurt. Kontrata për blerjen e këtij sistemi u mundësua me ndërmjetësimin e Amerikës dhe krijon kushtet për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Advertisements