Breaking News

“Pse sanksionohet Irani e jo Arabia Saudite?”

Kreu i sindikatës franceze të sipërmarrësve kritikoi të enjten qëndrimet pasive të Evropës ndaj Shteteve të Bashkuara, duke këmbëngulur se Evropa duhet të veprojë në mënyrë të pavarur nga Amerika, duke pyetur pse po sanksionohet Irani, por jo Arabia Saudite?

Geoffroy Roux de Bézieux, kreu i sindikatës franceze të sipërmarrësve shtoi: ” Kam përsëritur vazhdimisht se mbulimi dhe heshtja ndaj veprimtarive të tmerrshme dhe anti-njerëzore saudite nuk është aspak e arsyeshme dhe e pranueshme. Gjithmonë kam pyetur veten se çfarë të drejte ka Amerika për të sanksionuar kompanitë evropiane?” Kreu i sindikatës franceze të sipërmarrësve theksoi:” Evropa duhet të solidarizohet e të bashkohet kundër Amerikës. Nëse do të ketë njerëz që nuk i respektojnë vlerat tona, ne të paktën duhet të ndjekim një procedurë të vetme për të gjithë”. Roux de Bézieux duke folur në një takim të kompanive private evropiane, tha: “Irani ka një qeveri të dominuar nga demokracia. Irani është një vend me një president të quajtur Ruhani dhe ai është zgjedhur me votim popullor, por çka ndodh me vendet e tjera si Arabia Saudite? Në Iran, më shumë se në vendet si Arabia Saudite, respektohen të drejtat e grave, por interesante është se ne duhet të ndërpresim marrëdhëniet tona tregtare me Iranin, por të nënshkruajmë marrëveshje shumë-miliardë dollarëshe me Arabinë Saudite”. Kreu i sindikatës franceze të sipërmarrësve në përfundim tha:” Unë kundërshtoj plotësisht Shtetet e Bashkuara në këtë drejtim. Pse Amerika duhet të vendosë për kompanitë franceze? Unë nuk kam votuar për Trump, kam votuar për Macron dhe ai duhet të më tregojë nëse do të tregtoj apo jo me Iranin”.

Advertisements