Breaking News

Kina: Trump të përdorë Huawei në vend të iPhone

Sipas gazetës amerikane Washington Post, telefoni i presidentit amerikan përgjohet nga shërbimet sekrete të shteteve të tjera.

Spiunët kinezë shpesh përgjojnë presidentin amerikan Donald Trump kur ai përdor një linjë të pasigurtë telefoni për të biseduar me miqtë e vjetër. Pekini ndërkohë përdor ato që ka dëgjuar për të ndikuar në politikat amerikane, raporton New York Times, duke iu referuar zyrtarëve dhe ish zyrtarëve amerikanë. Këshilltarët shpesh herë e kanë paralajmëruar Trump se bisedat e tij në celular nuk janë të sigurta  dhe se spiunët rusë përgjojnë, por Trump refuzon të ndalojë këto telefonata. Zyrtarët thanë se shërbimet sekrete amerikane janë informuar nga persona që punojnë në qeveritë e vendeve të tjera, dhe listën e përgjuesve e kryesojnë Kina dhe Rusia. Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze në përgjigje të pretendimit të gazetave amerikane tha: “Nëse jeni të shqetësuar se telefoni iPhone i presidentit të SHBA përgjohet, unë do të rekomandoj përdorimin e telefonit Huawei”.Hua Chongyin, të enjten në një konferencë shtypi me gazetarë vendas dhe të huaj në Pekin, shtoi: “Disa njerëz në Shtetet e Bashkuara duket se po kërkojnë të marrin çmimin Oscar për skenarin më të mirë duke paraqitur raporte të tilla joreale”.

Advertisements