Breaking News

Erdogan: OKB duhet të reformohet menjëherë

Në një mesazh me rastin e 73-vjetorit të themelimit të OKB, Presidenti turk tha se Nevoja për reformat e OKB-së, sidomos të Këshillit të  Sigurimit, i cili është përgjegjës për sigurimin e paqes dhe sigurisë globale, nuk mund të injorohen ose të shtyhen.

Rexhep Tajip Erdogan tha se sot, njerëzimi përballet me një gamë të gjerë kërcënimesh të rënda, nga ndryshimet klimatike në spastrimin etnik, nga uria deri te ksenofobia dhe nga epidemitë deri në terrorizëm. Asnjë vend nuk mund të luftojë i vetëm me të gjitha këto probleme, probleme që kërcënojnë të ardhmen e njerëzimit dhe pengojnë vendosjen e drejtësisë globale, shtoi Erdogan. Presidenti turk theksoi: Masakrat e fundit në Ruandë, Bosnje dhe Herzegovinë, Kosovë dhe lufta civile në Siri gjatë tetë viteve të fundit janë shenjat më të rëndësishme që Këshilli i Sigurimit nuk arriti të përmbushë plotësisht përgjegjësitë e veta dhe ka dështuar në realizimin e obligimeve të tij. Prandaj po bëjmë thirrje për reformën urgjente dhe themelore të Kombeve të Bashkuara.

Advertisements