Breaking News

Amendamentet në fazën e përgatitjes, shumica parlamentare pret të kyçet edhe opozita

Projekt-amendamentet e Kushtetutës për të cilat vijon afati që del nga vendimi i së premtes të Kuvendit, janë në fazë të përgatitjes. Bëhen përpjekje që në konsultime për përgatitjen e tyre që të kyçen edhe deputetë nga OBRM-PDUKM-ja, por tash për tash kjo nuk do të ndodh. Megjithatë, projekt amendamentet do të mund të gjenden në Kuvend për fundjavë ose nga e hëna.

Nga grupi i deputetëve të LSDM-së thonë se lihet kohë për inkuadrimin e deputetëve nga opozita në konsultime, edhe pse shprehin pesimizëm se kjo do të ndodh.

Nëse kjo nuk ndodh, ata thonë se në konsultime do të kyçet eventualisht grupi i ri i deputetëve.

Nga OBRM-PDUKM nuk ka informacione konkrete se me të vërtetë deputetët e tyre nuk duan të kyçen në konsultimet për projekt-amendamentet kushtetuese. Nga partia opozitare theksojnë se së shpejti do të merret vendim si partia do të veprojë lidhur me këtë çështje. Vendimin do ta sjellin në marrëveshje me deputetët.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje tha se lidhur me paralajmërimin për konsultime për përgatitje të projekt-amendamenteve të Kushtetutës, ai thotë se obligimi i propozuesit është që të përgatisë Projekt-amendamente, por është e pakontestueshme të bëhen konsultime paraprakisht lidhur me idenë midis deputetëve dhe Qeverisë.

Kjo nuk është përjashtuar si mundësi, potencoi Xhaferi. Nuk u përgjigj se nëse sot do të fillojnë këto konsultime që u paralajmëruan nga kryeministri Zoran Zaev.

“Nuk do të thotë patjetër sot konkretisht. Qeveria mori afat adekuat prej 15 ditëve me konkluzionin e Kuvendit gjatë miratimit të vendimit dhe duhet ta respektojnë këtë afat, ndërsa se nëse do të fillojnë sot ose nesër, ose pasnesër ky është tanimë vendim i tyre”, tha kryetari i Kuvendit.

Kryeministri Zoran Zaev të mërkurën theksoi se mbetet i hapur për inkuadrim të opozitës në pjesën e sugjerimeve për përforcimin identitetit, garancinë e përcaktimit dhe votimin në Greqi, integrimi ynë në BE. Paralajmëroi konsultime me grupet e deputetëve, duke filluar nga dje. Por, sipas informacioneve nga Kuvendi, kjo nuk ndodhi, ndërsa nuk dihet nëse fare do të ndodh.

Advertisements