Breaking News

“Princi Muhamed bin Salman i ka duart me gjakun e Khashoggi”

Një këshilltar i Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha se Princi i Kurorës i Arabisë Saudite Muhamed bin Salman ka “gjak në duart e tij” në rastin e vrasjes së gazetarit disident saudit Jamal Khashoggi.

“Është një turp i madh që arrin deri tek Princi i Kurorës Muhamed bin Salman. Të paktën pesë anëtarë të ekipit të ekzekutimit janë duart e djathta të Muhamed bin Salmanit dhe janë njerëz që nuk do të vepronin pa dijeninë e tij “, shkruajti Ilnur Cevik, një këshilltar i Presidentit Erdogan në një artikull në gazetën Yeni Birlik. “Edhe nëse Presidenti i SHBA-së Trump e shpëton Muhamed bin Salmanin, ai është një person i dyshimtë me gjakun e Khashoggi në duart e tij”, shkroi Cevik. Ndërkohë, Turqia thuhet se ka ndarë “të gjitha provat” që ka mbledhur në hetimin e vrasjes së Khashoggi në Stamboll me shefen e CIA-s që vizitoi Turqinë. Media turke njoftoi të mërkurën se shefja e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës të SHBA Gina Haspel ishte njohur me provat gjatë një takimi në Organizatën Inteligjente të Turqisë (MIT) një ditë më parë. Kjo përfshinte filmime, kaseta audio dhe prova të tjera të mbledhura nga konsullata arabe në Stamboll, ku Jamal Khashoggi u vra më 2 tetor, si dhe nga rezidenca e konsullit saudit. Arsyeja për vizitën e Haspelit në Turqi nuk  u bë e qartë. Mediat raportuan vetëm se ajo ishte në Turqi për bisedime me zyrtarët turq.Shumë kush beson se ai qëndron pas urdhrit të vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në Stamboll, por Princi i fuqishëm i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka thyer heshtjen publike, duke deklaruar se incidenti ishte një “krim i urryer që nuk mund të justifikohet”.Kjo është deklarata e parë e tij që pas reagimeve të shumta ndërkombëtare mbi vrasjen e gazetarit në konsullatën saudite në Stamboll në fillim të tetorit. Anëtarët e personelit të sigurisë së princit janë ndër të akuzuarit për vrasjen nga autoritetet turke.Të martën, Donald Trump tha për herë të parë se Bin Salman mund të ishte përfshirë në operacion për të vrarë gazetarin disident saudit. “Epo, princi po drejton gjërat atje më shumë në këtë fazë. Nëse dikush do të ishte pas vrasjes, do të ishte ai, “tha Trump. Ndërkohë, Mark Sleboda, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të sigurisë, minimizoi mundësinë e dënimit të  Arabisë Saudite në këtë rast,duke thënë:  “SHBA-të dhe Perëndimi varen shumë nga Arabia Saudite për hegjemoninë rajonale në Lindjen e Mesme dhe për kontrollin e rrjedhave të energjisë përmes kësaj zone. ” “Trump menjëherë tha se nuk mund të ndalojmë shitjen e armëve, SHBA shet qindra miliarda dollarë armë të saj të avancuara në Arabinë Saudite dhe Trump tha se ne nuk mund ta ndalojmë atë, sepse kjo do të kushtojë humbjen e shumë vendeve të punës në Amerikë”, tha ky analist politik.

Advertisements