Breaking News

Amerika e pafuqishme në sanksionimin e plotë bankar të Iranit

Një prej mediave amerikane ka deklaruar se qeveria e presidentit Donald Trump, do t’i lejojë Iranit të ruajë lidhjen e tij me sistemin SWIFT dhe të shfrytëzojë shërbimet e këtij sistemi monetar ndërkombëtar.

Sajti Washington Free Beacon duke cituar autoritetet amerikane thotë: Pritet që qeveria e Donald Trump, të lejojë Iranin që të vazhdojë lidhjen e vet me sistemin SWIFT. Kjo leje konsiderohet një favor që bëhet për palën evropiane e cila ka ushtruar presione mbi qeverinë e Donald Trump që kjo e fundit të lejojë Iranin që të shfrytëzojë këtë kanal tepër jetik. Federika Mogherini, shefe e politikës së jashtme të BE në një deklaratë të saj ka thënë: Marrëveshja bërthamore është një prej sukseseve të diplomacisë shumëpalëshe e cila mbrohet nga BE dhe nga OKB. Kohët e fundit sajti Washington Free Beacon ka folur mbi ndasitë e brendshme në qeverinë amerikane sidomos mbi çështjen e ruajtjes së aksesit të Iranit në tregjet ndërkombëtare. Më 6 gusht Donald Trump me anë të një dekreti ka urdhëruar kthimin e sanksioneve kundër Iranit. Në atë kohë presidenti amerikan ka premtuar se faza e dytë e sanksioneve kundër Iranit do të prekë sistemin bankar dhe eksportin e naftës iraniane, fazë e cila do të vihet në zbatim më 4 nëntor.

Advertisements