Breaking News

Shefi i Siemens AG bojkoton Forumin ekonomik të Riadit

Shefi i gjigandit gjerman Siemens AG tha të hënën se ai nuk do të shkonte në Riad për të marrë pjesë në Forumin e ardhshëm të Iniciativës për Investime (FII) pas vdekjes së gazetarit opozitar saudit Jamal Khashoggi.

“SIEMENS është një partner i besueshëm dhe i përkushtuar i Mbretërisë dhe i projektit VIZIONI 2030. Por tani për tani, e vërteta duhet të zbulohet dhe të kryhet zbatimi i drejtësisë … Nuk do të marr pjesë në FII2018 “, shkroi në Twitter CEO i konglomeratit gjerman Siemens AG, Joe Kaeser. Pas zhdukjes së Khashoggi, shumë biznesmenë dhe përfaqësues të mediave që planifikuan të marrin pjesë në forumin FII 2018, i cili do të mbahen në Riad në 23-25 tetor, refuzuan të marrin pjesë në këtë ngjarje. Sipas raporteve të medias, midis tyre janë CEO i JP Morgan Chase Jamie Dimon, shefi i korporatës Uber, Dara Khosroshahi dhe sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin. Ndërkohë, Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se do të ishte “e pamundur” të vazhdonte eksportet e armëve në Arabinë Saudite pas vdekjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi. Më parë këtë javë, Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha se nuk kishte asnjë bazë për të vazhduar shitjet e armëve në Arabinë Saudite “për sa kohë që nuk e dimë se çfarë ka ndodhur”. Gjermania iu bashkua Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar në një thirrje për një hetim “të besueshëm” për zhdukjen dhe vdekjen e Khashoggi

Advertisements