Breaking News

Qafa e bin Salmanit është në duart e Turqisë

Rrjeti informativ  Al-Mejadin shkruan se Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite do të shqyrtojnë me njëri-tjetrin rastin e vrasjes së një gazetari saudit, dhe Ankaraja, duke kërkuar një marrëveshje fitimprurëse, do të publikojë informacionin që është në interesin e saj, dhe përmes këtij rasti t’ia shtrëngojë qafën princit të  kurorës të Arabisë Saudite.

Në analizën e Al-Mejadin thuhet: Deklarata nga Arabia Saudite mbi vdekjen makabre të gazetarit disident saudit në konsullatën saudite në Stamboll, e cituar si rezultat i një incidenti në këtë vend, ishte në përputhje me deklaratat e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se kjo vrasje ishte kryer nga vrasës të rëndomtë. Por raporti i Partisë qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim mbi hetimet e mëtejshme dhe zbulimin e aspekteve të reja të çështjes, si dhe pyetjet rreth vendit ku ishte varrosur Jamal Khashoggi , e mbajti rastin të hapur dhe përsëri vështrimet u drejtuan nga princi i kurorës i Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman. Sipas kësaj analize, Trump përshëndeti pohimet e Arabisë Saudite për vrasjen e Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll, por kjo ende nuk nënkupton konfirmimin e versionit saudit se u vra gazetari pa autorizimin e bin Salmanit. Deklarata saudite për pranimin e vrasjes së Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll dhe miratimi i saj nga Donald Trump nuk ishte rezultat i koordinimit midis Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe mbretit saudit Salman bin Abdul Aziz, por ishte rezultat i koordinimit të përbashkët midis Trump, Erdogan dhe mbretit Salman. Thirrja telefonike e mbretit të Arabisë Saudite për presidentin turk erdhi kur informacionet e publikuara në media kërcënuan fronin e bin Salmanit. Në këtë bisedë, Ankaraja dhe Riadi ranë dakord të formojnë një komitet të përbashkët për të shqyrtuar rastin, dhe që konsulli i përgjithshëm i Arabisë Saudite Mohammed Al-Atiba të ishte në gjendje të largohej nga vendi, ndërsa ai mund i vetmi dëshmitar i Turqisë për të nxjerrë të dhëna të reja mbi rastin e vrasjes së Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll. Trump i cili kishte deklaruar se pret rezultatet e hetimeve të Turqisë dhe Arabisë Saudite dhe qëllimisht nuk i publikonte informacionet që posendonte SHBA-ja, injoroi kërkesën e Kongresit dhe Senatit për të publikuar detajet që i posedojnë shërbimet amerikane të inteligjencës në lidhje me vrasjen e Jamal Khashoggi. Trump e justifikoi qëndrimin e tij me pretekstin se SHBA ka nevojë për Arabinë Saudite në përballjen me Iranin. Nga ana tjetër, Turqia në koordinim me SHBA dhe Arabinë Saudite dhe së bashku me Jared Kushner dhëndri dhe këshilltari i Donald Trump dhe Mike Pompeo sekretari i DASH, projektuan skenarin e vrasjes së gazetarit disident saudit në një incident në konsullatë. Ndërkohë, sauditët dërguan në Turqi princin Khaled al-Fajsal, këshilltar i mbretit Salman dhe mik i afërt i presidentit turk Erdogan.

Advertisements