Breaking News

Prokuroria dhe Policia japin detaje për operacionet e së dielës: U goditën 4 grupe kriminale

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë dhënë detaje për operacionet e zhvilluara në 24 orët fundit në disa qytete të Shqipërisë.

Sipas prokurorisë, “ka pasur dyshime se persona të paidentifikuar kanë kryer trafik droge në Itali. Personat kryenin aktivitet kriminal në disa qytete të ndryshëm. Pjesëtarët ë këtij grupi kriminal kryenin dhe korrupsion në institucione të ndryshme. Ka të dhëna për disa grupe që kanë kryene aktivitet të ndryshme kriminale. Janë lëshuar masa e arrestit për 44 personave dhe kontroll në banesat e tyre”.

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se operacioni “Volvo 4” u shtri në 12 qytete.

“Janë arrestuar 27 shtetas, janë shpallur në kërkim 6 të tjerë dhe është goditur laboratori i heroinës në Has. Mijëra orë përgjimi, vëzhgimi me dron dhe korrespondenca me agjenci brenda dhe jashtë vendit. Në këtë operacion morën pjesë 1500 forca policore”, deklaroi Veliu.

Deklarata e plotë e Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese kanë finalizuar përgjatë orëve të fundit një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit ”Forca e Ligjit”.

Forcat policore, RENEA, FNSH, ato operacionale në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë kanë ushtruar kontrolle në qytetet Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë.

Gjatë këtij mega operacioni janë arrestuar 27 shtetas dhe 6 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.

Procedimi për këtë operacion ka nisur pas një referimi të Policisë së Shtetit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Gjatë kësaj periudhe, veçanërisht me intensitet në muajt e fundit, për dokumentimin e kësaj dosjeje, janë përdorur metoda speciale të hetimit. Në këtë procedim penal janë me mijëra orë përgjime, filmime, përgjime ambientale, vëzhgime me dron, mijëra faqe me shkresa dhe këmbim informacioni e korrespodencë me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit.

Goditja e kësaj veprimtarie kriminale është bërë në periudha të ndryshme, duke u finalizuar këtë fundjavë.

Në goditjen finale morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale.

Në datë 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Mustaf Shuti në fshatin Brenogë, Has, ku u gjetën prekursorë për prodhimin e lëndës narkotike.

Të arrestuar në flagrancë janë 5 shtetas për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale:

1. Vehbi Berushi, 57 vjeç2. Flamur Çela, 48 vjeç3. Xhevit Shuti, 48 vjeç4. Mustaf Shuti, 76 vjeç5. Anila Shuti, 42 vjeç

Advertisements