Breaking News

Irani është në gjendje të shesë naftën dhe të ruajë ekonominë e tij

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif ka shprehur besimin se Republika Islamike e Iranit do të arrijë të kapërcejë sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

“Shumë vende kanë treguar gatishmëri për të vazhduar biznesin me Iranin”, tha Zarif në një intervistë me agjencinë japoneze të lajmeve Kyodo News e publikuar të hënën. Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me përpjekjet e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë për të ruajtur një marrëveshje bërthamore të vitit 2015, pas vendimit të njëanshëm të Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr nga marrëveshja, ministri i Jashtëm iranian tha se “masa serioze” duhet të merren para një raundi të dytë të sanksioneve të SHBA në nëntor. Zarif tha se tre nënshkruesit evropianë të marrëveshjes, kanë bërë angazhime dhe propozime, por disa detaje teknike ende duhet të përpunohen. Ai kritikoi “ndërhyrjet masive e të paligjshme të SHBA” në këtë proces, por theksoi: “Për momentin ne po shesin naftën tonë dhe jemi në gjendje të ruajmë ekonominë tonë”. Ministri i Jashtëm iranian shtoi: “Përveç tre evropianëve, vendet e tjera që i japin rëndësi të madhe marrëveshjes bërthamore, duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Japoninë, janë gati të zbatojnë pjesën e tyre”.

Advertisements