Breaking News

Sekretari britanik i Mbrojtjes theksoi nevojën për shpjegimin e plotë nga Rijadi për vrasjen e Khashoggi

Sekretari britanik i mbrojtjes tha se përshkrimi i plotë i Rijadit për vrasjen e kritikut saudit është shumë i rëndësishëm dhe Londra po bisedon me aleatët e saj për këtë çështje.

Sipas gazetës Daily Mail, Gavin WËilliamson duke theksuar nevojën për shpjegimin e plotë të Rijadit për vrasjen e Xhamal Khashoggi, gazetar disident nga Arabia Saudite, ka shtuar se Ministria e Jashtme Britanike i ka kushtuar vëmendje kësaj çështjeje dhe beson se duhet të zhvillohen hetime të drejta dhe rezultati i këtyre hetimeve të jetë bindës për të gjithë botën. Liderët botëror u bashkuan të shtunën për të shtyrë Arabinë Sauditë për të dhënë përgjigje rreth Xhamal Khashoggit, pasi Rijadi ka ndryshuar storien duke pranuar se gazetari ka vdekur dy javë më parë në konsullatën në Stamboll. Gjermania e ka quajtur shpjegimin joadekuat dhe ka shtruar pyetjen nëse shtetet duhet t’i shesin armë Arabisë, përderisa Franca dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar hetim të detajuar për të kuptuar të vërtetën. Khashoggi ishte zhdukur më 2 tetor, pas hyrjes në konsullatën e Arabisë Sauditë në Stamboll, për të rregulluar disa dokumente për martesë. Zyrtarët turq kanë deklaruar se kanë dyshime rreth vrasjes së tij nga agjentët saudit dhe se trupi i tij është prerë në pjesë. Rasti Khashoggi ka shkaktuar reagime të mëdha në botë dhe ka vënë në pyetje bashkëpunimin politik dhe ekonomik në mes Perëndimit, SHBA-së dhe Arabisë Saudite.

Advertisements