Breaking News

Zarif: Sanksionet e fundit të Amerikës shkelin urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se sanksionet e fundit të Amerikës kundër Republikës Islamike të Iranit, shkelin dy verdikte dhe urdhra të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, të enjten në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: “Sanksionet e fundit të Amerikës kundër Iranit shkelin dy urdhra të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Z. Zarif ka shtuar se armiqësia e regjimit ligjshkelës së Amerikës kundër iranianëve, është shtuar edhe më shumë me narkomaninë e sanksioneve.

Vlen të theksohet se Departamenti Amerikan i Thesarit të martën ka vendosur sanksione edhe kundër 20 bankave, kompanive dhe institucioneve iraniane me pretekst të lidhjes me Gardën Revolucionare të Iranit dhe luftës kundër terrorizmit.

Shtimi i sanksioneve kundër Iranit bëhen në kohën kur GJND më 3 tetor 2018, e ka obliguar Uashingtonin për heqjen e sanksioneve kundër Iranit deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Advertisements