Breaking News

Plevneliev kundër nënshkrimit të aneks-marrëveshjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë

Ish-presidenti i Bullgarisë dhe anëtarë në Grupin e Ohrit për mbështetje të Maqedonisë për anëtarësim në NATO Rosen Plevneliev, në një intervistë për “Blumbergtv.bg”, ka deklaruar se është kundër nënshkrimit të aneks-marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Ai thotë se Ballkani Perëndimor ka ngecur mbrapa në shumë punë dhe se anëtarësimi i Bullgarisë në NATO dhe BE ka zhvilluar rajonin si dhe ka përshpejtuar proceset në Maqedoni.

“Bullgaria e di rëndësinë e saj dhe është faktorë për miqësinë dhe stabilitetin në rajon. Bullgaria së bashku me BE-në dhe NATO-n shtrin dorën dhe i ka ofruar mbështetje Maqedonisë, Bosnjës, Serbisë dhe Kosovës”, thotë Plevneliev, i cili ka qenë president i Bullgarisë brenda viteve 2012-2017.

Në lidhje me referendumin në Maqedoni, ai tha se nuk janë habitur për rezultatin dhe e fajësoi OBRM-PDUKM-në për bojkot.

“Bojkoti i referendumit ishte i qartë. Është një gabim i madh i OBRM-PDUKM-së. Do të ishte më e sinqertë që partia hapur ta shprehte pozicionin e saj, në vend që të bojkotojë”, tha ai./Telegrafi/

Advertisements