Breaking News

Funksionari i lartë i ushtrisë së Amerikës: Do të vazhdojmë mbështetjen ndaj koalicionit saudit kundër Jemenit

Pavarësisht kritikave të Arabisë Saudite për shkak të vrasjes së gazetarit kritik të këtij regjimi dhe për krimet e luftës së sauditëve në Jemen, një funksionar i lartë i ushtrisë së Amerikës ka thënë se Uashingtoni do të vazhdojë mbështetjen ndaj Riadit.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se shefi i shtabit komandues të operacioneve speciale të forcave ajrore të Amerikës në një prononcim para gazetarëve, deklaroi: “Uashingtoni nuk ka kurrfarë programi për të hequr dorë nga mbështetjet logjistike të veta ndaj sulmeve të koalicionit saudit kundër Jemenit”.

Gjeneral Brad Webb duke theksuar vazhdimin e mbështetjeve të Amerikës ndaj koalicionit saudit, tha: “Nuk ekziston asgjë për të ndryshuar situatën aktuale të këtyre mbështetjeve”.

Deklaratat e këtij funksionari të lartë të Amerikës bëhen në kohën kur pas zbulimeve të skandaleve nga mediat për rolin e princit të kurorës saudite në vrasjen e Jamal Khashoggi, funksionarët e lartë të Kongresit të Amerikës kanë kërkuar ndryshimin e politikës së këtij vendi ndaj Riadit dhe luftës në Jemen.

Disa ligjvënës të lartë demokratë dhe republikanë të Amerikës gjatë ditëve të fundit kanë theksuar se deri në kohën kur të zbardhet ngjarja e zhdukjes së Jamal Khashoggi, Uashingtoni duhet të ndërpresë shitjen e armatimeve Arabisë Saudite dhe mbështetjen e vet ndaj Riadit në luftën kundër Jemenit.

Advertisements