Breaking News

Zgjerohet bashkëpunimi kulturor mes Iranit dhe Greqisë

Kreu i institutit kulturor, artistik dhe sportiv Niarkhos i Greqisë ka kërkuar zgjerimin e bashkëpunimeve kulturore me Iranin.

Gari Latraindafili, kreu I institutit Niarkhos në Greqi ditën e martë u takua me Ali Muhamed Hameli, konsulli kulturor i Iranit në Athinë. Në këtë takim ai tha se ato vende që kanë kulturë të pasur dhe histori të lashtë, mund të kenë marrëdhënie shumë të mira kulturore mes tyre. Konsulli kulturor i Iranit në Athinë, pasi përmendi historikun e pasur kulturor të Iranit dhe Greqisë, shprehu gatishmërinë e konsullatës kulturore të Iranit në Greqi për zgjerimin e bashkëpunimeve me institutin Niarkhos të Greqisë sidomos në fushën e artit, kulturës, teatrit, Kinemasë dhe në organizmin e ekspozitave të përbashkëta.

Advertisements