Breaking News

Vazhdon debati për ndryshimet kushtetuese, deputetët me qëndrime të kundërta

Në Kuvendin e Maqedonisë edhe sot do të vazhdojë seanca në të cilën deputetët do të diskutojnë për propozimin e qeverisë për ndryshime kushtetuese, me të cilët duhet të zbatohet marrëveshja për emrin me Greqinë.

Deputetët e shumicës parlamentare dhe të opozitës edhe dje konfirmuan qëndrimet e tyre “pro” dhe “kundër” ndryshimeve kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për deputetët e OBRM-PDUKM-së marrëveshja e Prespës është e dëmshme dhe e vdekur politikisht, ndërsa gjatë nënshkrimit të saj, sipas tyre ka pasur mosrespektim të presidentit dhe rregullave ligjore.

Ndërsa për deputetët e pozitës marrëveshja me Greqinë është mundësi historike për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Ata thonë se me votimin e ndryshimeve kushtetuese, vendi do të ketë perspektivë ekonomike, siguri më të madhe dhe të ardhme më të mirë./Telegrafi/

Advertisements