Breaking News

Cavushoglu: Nëse është e nevojshme do të kryejmë më shumë hetime ndaj sauditëve

Ministri i jashtëm i Turqisë Mevlud Cavushoglu ka deklaruar se nëse është e nevojshme Turqia do të kryejë më shumë hetime ndaj Arabisë Saudite për vrasjen e gazetarit kritik Khashoggi.

Ministri I jashtëm I Turqisë, Mevlud Cavoshoglu lidhur me zhdukjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, porositi se “dëshiron që sa më parë të arrihet rezultati në hetimin në bazë të të cilit do të mund të miratohet një konstatim i caktuar. Zyrtarët turq dhe sauditë kanë formuar një grup të përbashkët hetues për zbardhjen e rastit, i cili punimet i nisi ditën e djeshme me një hetim disa orësh në Konsullatën Saudite në Stamboll. Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, i cili ka dhënë kontribute edhe për “Al Ëatan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë, u zhduk më 2 tetor pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll. Autoritetet saudite ende nuk kanë dhënë një shpjegim të qartë për atë që mund të ketë ndodhur me Khashoggin, ndërkohë që disa vende, veçanërisht Turqia, SHBA dhe Britania, kanë deklaruar që misteri duhet të zbardhet sa më parë.

Advertisements