Breaking News

Thirret ambasadori saudit në Zvicër

Ministria e jashtme e Zvicrës ka thirrur ambasador saudit në Bern, në lidhje me zhdukjen e gazetarit kritik saudit Xhamal Kashoggi.

Atie Bartesh, zëdhënës i Ministrisë së jashtme të Zvicrës ka thënë se në bisedën e zhvilluar me Ahmed Mansur bin Nasir Abdulaziz, Berni ka shprehur shqetësimin e tij për zhdukjen dhe vrasjen e Xhamal Kashoggi, gazetarit saudit. Bartesh duke folur në lidhje me mundësinë e vendosjes së sanksioneve kundër Arabisë Saudite, ka thënë: Nëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së merr një vendim të tillë, Zvicra gjithashtu do të jetë e detyruar të vendosë sanksione dhe t’i zbatojë ato. Khashoggi, kritik i Qeverisë saudite, nuk është parë prejse ka hyrë në ndërtesën e konsullatës saudite më 2 tetor. Turqia raportohet të ketë thënë se audio-incizimet japin disa nga provat më të qarta se një ekip saudit i sigurisë qëndron pas vrasjes. Zhdukja e Xhamal Khashoggi dhe vdekja e tij e raportuar kanë shkaktuar zemërim ndërkombëtar.

Advertisements