Breaking News

Kotzias: Opozitat e të dy vendeve nuk mund të arrijnë marrëveshje më të mirë

“Pa pranimin e Marrëveshjes së Prespës nuk ekziston asnjë zgjidhje”, ka thënë shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias, pas takimit në Këshillin për çështje të jashtme të BE-së në Luksemburg

Ai gjithashtu ka theksuar se edhe me një matematikë të thjeshtë të shkollës fillore, nuk mund të arrihet marrëveshje më e mirë për secilën palë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kotzias ka njoftuar se takimi i djeshëm ka filluar me çështje lidhur me Maqedoninë.

“Kam sqaruar se duhet të kuptohet në Shkup se nuk ekziston asnjë zgjidhje pa pranimin e Marrëveshjes së Prespës dhe se nuk është e mundur të ndodhë ajo që thonë se dy partitë opozitare në Greqi dhe IRJM, se mund të sigurojnë një marrëveshje më të mirë për secilën palë, pasi kjo nuk është e realizueshme as edhe me një matematikë të thjeshtë të shkollës fillore”, ka thënë shefi i diplomacisë greke.

Advertisements