Breaking News

Amnesty International: Koalicioni i SHBA të pranojë vrasjen e civilëve në Siri

Amnesty International ka akuzuar koalicionin anti-ISIS të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për refuzimin e pranimit të vrasjes së civilëve në sulmet e vitit të kaluar për të rimarrë qytetin e Raka, në veri të Sirisë.

Amnesty International sot në një deklaratë njoftoi se refuzimi i koalicionit amerikan për të pranuar vrasjen e civilëve dhe mospranimi i zhvillimit të hetimeve, është një fyerje për të mbijetuarit dhe një akti i neveritshëm. Amnesty International ka njoftuar më parë se sulmet ajrore të koalicionit amerikan në Siri në kryeqytetin sirian mund të jenë një krim i mundshëm lufte. Koalicioni i paligjshëm i drejtuar nga SHBA, ka shkatërruar qytetin Raka në Siri si dhe ka vrarë civilët, ka shkatërruar infrastrukturën si dhe ka mbështetur terroristët në këtë vend.

Advertisements