Breaking News

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik komunikon draft dokumentin e modelit të progresit të Iranit

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, të dielën, ka komunikuar projekt dokumentin e Modelit të Progresit iranian-islamik.

Në letrën dërguar të gjitha aparateve shtetërore iraniane, ministrive, universiteteve dhe qendrave kërkimore, Ajetollah Khamenei u kërkoi të gjithë zyrtarëve, akademikëve, ekspertëve dhe elitave të rishikojnë projekt dokumentin e Modelit të Progresit iranian-islamik dhe të ndihmojnë në zhvillimin e këtij plani madhor. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik bëri thirrje për finalizimin e dokumentit të Modelit të Progresit Iranian-Islamik në dy vitet e ardhshme. Dokumenti i finalizuar i Modelit të Progresit iranian-islamik duhet të përgatitet për zbatim në fillim të shekullit të pesëmbëdhjetë në vitin kalendarik iranian, shtoi Ajetollah Khamenei. Të gjitha organet shtetërore, duke përfshirë qeverinë, parlamentin, Këshillin e Interesave të Sistemit të RII, Këshillin e Lartë të Sigurisë Kombëtare, Këshillin e Lartë të Revolucionit Kulturor, Këshillin e Lartë të hapësirës kibernetike, universitetet, forumet dhe sektorët e tjerë të institucioneve duhet të bëjnë çmos për të studiuar dokumentin e Modelit të Progresit iranian-islamik dhe t’a plotësojnë atë me konsultimet e tyre, tha Lideri Suprem i Revolucionit Islamik. Sipas draft dokumentit, Irani duhet të renditet midis 5 vendeve të para të botës në prodhimin e shkencës dhe duhet të jetë midis dhjetë ekonomive më të mëdha të botës deri në 1444 sipas kalendarit iranian (2065 sipas kalendarit kristian). Në përgjithësi, Irani duhet të radhitet në mesin e katër vendeve kryesore të Azisë dhe shtatë vendeve të para të botës në sferën e progresit dhe drejtësisë, thuhet në draftin e modelit iranian-islamik të progresit.

Advertisements