Breaking News

Kina i drejtohet SHBA-së: ‘Nuk janë luftanijet tona që po shkojnë në Gjirin e Meksikës’

Cui Tiankai, ambasadori i Kinës në SHBA, ka njoftuar se gjatë incidentit të fundit në Detin e Kinës Jugore, kur një destrojer i SHBA mezi arriti të shmangte përplasjen me një luftanije kineze, anija kineze thjesht po i përgjigjej një ndërhyrje ” në pragun e derës. “

Në një intervistë ekskluzive në Fox News të dielën, Tiankai këmbënguli se vetë emri i vendndodhjes ku ndodhi incidenti tregon në mënyrë të qartë anijen e cila ishte “në ofensivë” dhe  cila ishte “në mbrojtje”. “Ku ndodhi incidenti? Ju keni pasur të drejtë kur pohuat se ishte në Detin e Kinës Jugore. Pra, është në pragun e Kinës,” tha Tiankai. “Nuk janë anijet luftarake kineze që shkojnë në bregun e Kalifornisë, ose në Gjirin e Meksikës, është aq afër ishujve kinezë dhe është aq afër bregut kinez, pra, kush është në ofensivë, kush është në mbrojtje? Kjo është shumë e qartë. ” Incidenti mes USS Decatur dhe forcave detare të Kinës ndodhi pasi destrojeri amerikan po lundronte në territorin e diskutueshëm të Ishujve Spratly. Destrojeri amerikan ishte duke vepruar nën programin “Liria e lundrimit” që i kërkon Kinës të lejojë që anijet luftarake të kombeve të tjera të kalojnë nëpër ujërat territoriale të Detit të Kinës Jugore. Kur destrojeri i SHBA-së iu afrua një prej shkëmbinjve të rajonit Gaven pranë ishujve të diskutueshëm, Kina dërgoi një destrojer të klasit Luyang për të dëbuar luftanijen amerikane. Incidenti rrezikoi përplasjen e dy luftanijeve gjigande.

Advertisements