Breaking News

Daçiq mendon se Kosova më nuk është e përkëdhelura e SHBA-së

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq thotë se nuk e di nëse është e saktë informata se SHBA-ta kanë ndërprerë komunikimin me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Daçiq, sipas mediave serbe, ka thënë se lidhur me këtë çështje ka mësuar nga media, por përkujton se Administrata amerikane nuk e sheh Kosovën si  ‘një foshnjë të vetën’, por po përpiqet të jetë objektive. “Mendoj se kjo është e mirë. Në përgjithësi, politika e jashtme dhe e brendshme e Kosovës janë në një defansivë të madhe. Nuk janë më një foshnjë e Perëndimit, por një problem. Ata janë pengesë për zgjidhje paqësore në Kosovë”, ka thënë Daçiq, përcjell Telegrafi. Ai thotë se, nga ana tjetër, pozita e Serbisë po bëhet gjithnjë më e fortë. Njerëzit kanë një mirëkuptim për argumentet tona. Ne vazhdojmë politikën e tërheqjes së njohjeve (pavarësisë së e Kosovës)”, tha Dacic. Një gazetë kosovare të shtunën ka raportuar se Administrata amerikane, përfshirë Ambasadën në Prishtinë dhe komponentin ushtarak, e ka shkëputur bashkëpunimin dhe komunikimin me ministrin Rrustem Berisha dhe me zëvendësministrin Agim Çeku, prej kur është shpallur aktakuza që ka të bëjë me veteranët e UÇK-së. /Telegrafi/

Advertisements