Breaking News

Putin kundër politikave të njëanshme të Trump në arenën ndërkombëtare

Politikat e njëanshme të Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump kanë çuar në një izolim në rritje të vendit të tij.

Trump, në përputhje me parullën e “Së pari Amerika”, duke i dhënë prioritet interesave dhe qëllimeve të SHBA-ve, pa marrë parasysh vendet e tjera, është i mendimit se politikat e njëanshme do të çojnë në rritjen e fuqisë dhe dominimin amerikan ndaj rivalëve të tij. Megjithatë, fuqitë ndërkombëtare rivale të SHBA-së, veçanërisht Rusia, të cilat në mënyrë eksplicite i referohen si kërcënimi më i madh për Shtetet e Bashkuara në dokumentet e tyre të mëdha bërthamore të SHBA, kanë një kundërshtim të ashpër të qasjes unilaterale dhe shtypëse të Shteteve të Bashkuara dhe hedhin poshtë diktimin e pozicioneve. Putin thekson se politikat dhe qëndrimet e Trump në mënyrë eksplicite flasin për epërsinë e Amerikës dhe nevojën që qeveritë e tjera të ndjekin politikat e Uashingtonit dhe të preferojnë interesat e SHBA. Aktualisht, Shtetet e Bashkuara janë përballur me dy fuqi ndërkombëtare, Kinën dhe Rusinë dhe kanë sfiduar këto dy vende në shumë fusha. Presidenti i Rusisë po ashtu ka thënë se lufta kundër terrorizmit global, veçanërisht në Siri, mbetet një “përparësi absolute” për vendin e tij, duke theksuar se çdo zgjidhje të më shumë se shtatë vjet krizë në Siri duhet të garantojë sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi. Presidenti rus tha gjithashtu se Moska po kërkonte një zgjidhje për krizën e Sirisë, e cila do të mbronte “sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial” të saj. Duke cekur procesin e rindërtimit të Sirisë në epokën pas krizës, Putin shprehu shpresën se bashkësia ndërkombëtare do të bashkonte forcat për të rindërtuar vendin kur terroristët të çrrënjosen. Rusia, së bashku me Iranin dhe Turqinë, është duke shërbyer si ndërmjetës i një procesi të frytshëm paqësor, i cili ka sjellë qeverinë siriane dhe grupet e opozitës në tryezën e bisedimeve në Astana, Kazakistan, që nga janari i vitit të kaluar. Procesi i paqes ka ulur ndjeshëm dhunën në Siri, duke hapur rrugën për forcat qeveritare të Damaskut, të mbështetura nga aleatët rusë dhe iranianë, për të çliruar pothuajse të gjitha rajonet nga pushtimi i terroristëve të huaj. Presidenti i Rusisë në përgjigje të sanksioneve të fundit të SHBA-së  kundër Rusisë ka thënë se në politikën e jashtme të këtij vendi, nuk ka mbetur asgjë përveç sanksioneve, kërcënimeve dhe mashtrimeve të pushtetit. Putin ka shtuar se hartuesit e sanksioneve të SHBA kundër Rusisë nuk mund të arrijnë ambiciet e tyre gjeopolitike. Ata kanë ëndrra të paimagjinueshme për largimin e Rusisë nga rruga e saj. Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë theksoi se Uashingtoni vazhdon të “marrë masa anti-ruse”, por Rusia është mësuar me këtë situatë, duke i konsideruar këto veprime si  “të bezdisshme” dhe “rutinore”. Vetëm në muajt gusht dhe shtator tetë herë, individët dhe kompanitë ruse ishin në listat e sanksioneve të SHBA, tha Putin. Departamenti Amerikan i Tregtisë ka vendosur kufizime të reja ndaj 12 kompanive ruse në raundin e tij të ri të sanksioneve kundër Rusisë të mërkurën. Këto sanksione janë vendosur pas pohimit të Uashingtonit se interesat kombëtare ose të huaja të Amerikës janë rrezikuar.

Advertisements