Breaking News

Lufta diplomatike e Iranit me Shtetet e Bashkuara dhe regjimin saudit në Kombet e Bashkuara

Përfaqësuesi i Iranit në komitetin e parë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në një luftë diplomatike me homologët e tij amerikan dhe saudit, tha: “Arabia Saudite është një vend terrorist që edhe gazetarët nuk janë të sigurt nga aktet terroriste”.

Mohamed Husein Ghani të premten mbrëma në një takim të Komitetit të Sigurisë dhe Çarmatimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, në përgjigje të deklaratave anti-iraniane të të dërguarit të Arabisë Saudite, i cili e ka akuzuar Iranin për dërgimin e një rakete balistike në Jemen, ka thënë se ky qëndrim është një trillim për të fshehur krimet e përhapura të luftës të Arabinë Saudite në Jemen. “Arabia Saudite përdor këto armë për të eliminuar civilët, veçanërisht fëmijët jemenas, në shkolla, autobusë shkollorë dhe qendra fetare dhe mjekësore”, tha ai, duke shtuar se Arabia Saudite është vendi i tretë më i shtrenjtë në botë për blerjen e armëve.

Advertisements