Breaking News

Evropa rithekson qëndrimin për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore

Kreu i Komisionit Evropian për Stabilitetin Financiar, duke kritikuar tërheqjen e njëanshme të Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore e Iranit, theksoi se Bashkimi Evropian është ende i angazhuar në zbatimin e kësaj marrëveshje.

“ANEA ka konfirmuar se Irani është duke respektuar plotësisht marrëveshjen bërthamore dhe BE mbetet e angazhuar në këtë marrëveshje”, tha kreu i Komisionit të BE për Stabilitetin Financiar, Valdis Dumbrovskis. Dumbrovskis duke iu referuar daljes së njëanshme të SHBA nga marrëveshja bërthamore, ka thënë se ekzistojnë polemika sa i përket vendosjes së sanksioneve kundër Iranit. Ky zyrtar evropianë ka thënë se në takimin e tij të fundit me sekretarin amerikan të Thesarit është thënë se duhet që të ketë përmbajtje ndaj atyre gjërave që ndikojnë në infrastrukturën financiare ndërkombëtare, sepse mund të ketë shumëfishim të rrjetit financiar botëror të krijuar përmes Swift-it. Dumbrovskis shtoi se nëse ky mekanizëm shumëfishohet dhe vendet e ndryshme duan të aplikojnë mekanizmat e tyre të veçantë, sistemi financiar ndërkombëtar do të humbasë transparencën e tij. Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi më 8 maj se Uashingtoni do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe do të rivendos sanksione bërthamore kunder Iranit. Kjo është ndërsa shumica e fuqive botërore, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Bashkimin Evropian kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se ruajtja e marrëveshjes është në interes të paqes dhe sigurisë botërore.

Advertisements