Breaking News

Putin: Lufta kundër terrorizmit mbetet përparësi absolute në Siri dhe në botë

Presidenti i Rusisë tha se lufta kundër terrorizmit global, veçanërisht në Siri, mbetet një “përparësi absolute” për vendin e tij, duke theksuar se çdo zgjidhje të më shumë se shtatë vjet krizë në Siri duhet të garantojë sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi.

Agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA citoi këto fjalë të presidentit Vladimir Putinin të enjten ndërsa mori kredencialet e 23 ambasadorëve të rinj në kryeqytetin rus, Moskë. Presidenti rus tha gjithashtu se Moska po kërkonte një zgjidhje për krizën e Sirisë, e cila do të mbronte “sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial” të saj. Duke cekur procesin e rindërtimit të Sirisë në epokën pas krizës, Putin shprehu shpresën se bashkësia ndërkombëtare do të bashkonte forcat për të rindërtuar vendin kur terroristët të çrrënjosen. Rusia, së bashku me Iranin dhe Turqinë, është duke shërbyer si ndërmjetës i një procesi të frytshëm paqësor, i cili ka sjellë qeverinë siriane dhe grupet e opozitës në tryezën e bisedimeve në Astana, Kazakistan, që nga janari i vitit të kaluar. Procesi i paqes ka ulur ndjeshëm dhunën në Siri, duke hapur rrugën për forcat qeveritare të Damaskut, të mbështetura nga aleatët rusë dhe iranianë, për të çliruar pothuajse të gjitha rajonet nga pushtimi i terroristëve të huaj.

Advertisements