Breaking News

Senatori demokrat: Dorëheqja e Haley, tregon kaosin në politikën e jashtme të administratës Trump

Anëtari demokrat në Senatin e Amerikës ka deklaruar se dorëheqja e papritur e përfaqësueses së këtij vendi në OKB, tregon kaosin në politikën e jashtme të Uashingtonit.

Faqja informative “Hill”, njoftoi se Bob Menendez, senatori demokrat dhe anëtar i komitetit për marrëdhënie me jashtë në Senatin e Amerikës, të martën në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar se dorëheqja e Nikki Haley, përfaqësueses së Amerikës në OKB, tregon kaosin e madh që ekziston në politikën e jashtme të administratës së Donald Tramp, presidentit të këtij vendi.

Bob Menendez ka shtuar se në trazirat e thella në të cilat ndodhet qeveria e Amerikës, dorëheqja e Haley mund të ushtrojë ndikim edhe mbi sigurinë kombëtare të Amerikës.

Sipas këtij raporti, dorëheqja e papritur e Nikki Haley gjithashtu i ka zënë të papritur edhe vet republikanët dhe është bërë shkak të paraqiten shumë spekulime të ndryshme në lidhje me arsyen e dorëheqjes së saj.

Advertisements