Breaking News

Maqedoni: Ndryshimet kushtetuese presin marrëveshje, vendimi do të mësohet nga mesi i javës

Gjatë kësaj jave duhet të dihen hapat e ardhshëm lidhur me procesin e përgjithshëm të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës dhe perspektivat e mëtutjeshme për integrim të vendit në BE dhe NATO. OBRM-PDUKM-ja opozitare edhe më tej me qëndrimin se nuk do të mbështesë ndryshime kushtetuese, ndërsa pushteti se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij që të sigurojë dy të tretën e shumicës, në të kundërtën do të shkohet në zgjedhje të parakohshme, njofton AIM.

Përfundimi nga përpjekjet që të jepet mbështetje të ndryshimeve kushtetuese, me siguri do të dihet të mërkurën, kur kryeministri Zoran Zaev, siç tha javën e kaluar, do të kumtojë nëse ka shumicë ose subjektet politike, do të duhet t’i masin forcat në zgjedhje të parakohshme.

Advertisements