Breaking News

India do të vazhdojë blerjen e naftës nga Irani

Kryetari i dhomës tregtare të përbashkët të Iranit dhe Indisë deklaroi se India pa marrë parasysh presionet e Amerikës do të vazhdojë blerjen e naftës nga Iranit.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ibrahim Xhamili, kryetari i dhomës tregtare të përbashkët të Iranit dhe Indisë, ka thënë se baza e disa rafinerive të Indisë është ndërtuar në bazë të naftës së Iranit.

Xhamili theksoi se shumë presione janë vendosur mbi Indinë nga ana e Amerikës dhe Arabisë Saudite në mënyrë që ky vend naftën e nevojshme të mos e sigurojë nga Irani. Kryetari i dhomës tregtare të përbashkët të Iranit dhe Indisë në vazhdim vuri në dukje faktin se ekonomia e Indisë është një ekonomi në zhvillimin e sipër dhe shtoi: “Nëse India naftën që i nevojitet nuk e siguron nga Irani, me padyshim ekonomia e këtij vendi do të pësojë dëme të konsiderueshme. Irani dhe India përveç sektorit të naftës, kanë bashkëpunime të përbashkëta edhe në sfera të tjera si në portin Çabahar etj.”.

Kryetari i dhomës tregtare të përbashkët të Iranit dhe Indisë theksoi se India aktualisht është shndërruar në një prej vendeve më të rëndësishme në eksportin e mallrave dhe shërbimeve të ndryshme në botë, ndërsa  porti Çabahar mund të shfrytëzohet si port për eksportin e mallrave nga India në vendet Turkmenistan, Afganistan, Uzbekistan, Kazakistan, Republikën e Azerbajxhanit, Armeni, Gjeorgji dhe Rusi.

Advertisements