Breaking News

Kancelarja gjermane thekson mbi Evropën pa Amerikën

Zyrtarët evropianë përsëritën gatishmërinë e Evropës për të mbrojtur interesat e tyre, duke theksuar edhe një herë pavarësinë evropiane kundër politikave të njëanshme të presidentit amerikan Donald Trump.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka bërë thirrje Evropës që të zhvillojë strategji të përbashkët në fushat kryesore. Nëse Gjermania dëshiron të jetë lojtare e rëndësishme në botën e globalizuar, kjo do të jetë e mundur vetëm nëse është së bashku me Evropën, u shpreh sot Merkel gjatë një tubimi të mbajtur me disa të rinj. “Të tjerët nuk flenë”, u shpreh Merkel, raporton agjencia Dpa, duke shtuar se fushat ku mund të ndërtohet një strategji e përbashkët në Evropë, do të ishin veçanërisht politika e jashtme dhe siguria. Merkel tha se bëhet fjalë për “prezantim të përbashkët si entitet global” kur ballafaqohesh, për shembull me Rusinë, Kinën dhe Afrikën. Ministri i jashtëm i Gjermanisë ka mbështetur idenë e formimit të një sistemi financiar të pavarur të Evropës për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Heiko Mass, ministër i jashtëm i Gjermanisë në takimin me homologët e tij evropianë në Vjenë ka thënë: Duhet të diskutojmë për sistemin e pavarur monetar dhe financiar të Evropës pasi në rast të kundër do të jenë kinezët ata që do të krijojnë një sistem të tillë dhe kjo nuk do të jetë në interes të Evropës. Mass edhe më herët ka theksuar domosdoshmërinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore dhe ka theksuar krijimin e një Sëifti-i evropian të pavarur nga Amerika. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit brenda 3-6 muajve të ardhshëm. Në këto kushte Irani dhe Evropa për disa jave me radhë kanë mbajtur negociata për mënyrën e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore pas daljes së Amerikës nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Në këto bisedime Evropa është zotuar për të hartuar një paketë mbështetëse në kuadër të marrëveshjes bërthamore që ka për qëllim përballjen me sanksionet amerikane kundër Iranit. Zëdhënësi i ministrisë së ekonomisë gjermane u citua nga Reuters të ketë thënë se Berlini dhe partnerët e tij evropianë po kërkojnë të krijojnë një sistem pagesash me Iranin. Sistemi do të lejojë vazhdimin e transaksioneve të biznesit me Iranin sapo të ndërmerren sanksionet amerikane kundër vendit, raporton Reuters. “Siç e dini, është qëllim i BE-së dhe i qeverisë gjermane që procesi i transaksioneve është i siguruar”, tha ky zëdhënës gjatë një konference të rregullt qeveritare. “Të gjitha opsionet po shqyrtohen” shtoi ai. Ministri i jashtëm i Gjermanisë ka mbështetur më herët idenë e formimit të një sistemi financiar të pavarur të Evropës për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore. Në një takim me ambasadorët e vendit të tij, ministri i jashtëm gjerman deklaroi se Berlini po planifikon të ndihmojë kompanitë gjermane që duan të qëndrojnë në Iran.

Advertisements