Breaking News

Irani vendos në orbitë 3 satelitë të rinj

Shefi i Agjencisë Hapësinore të Iranit (ISA) Morteza Barari njoftoi të dielën se tre satelitë të ndërtuar në vend janë gati për t’u nisur në hapësirë.

“Sateliti Dusti i Universitetit Teknologjik Sharif, sateliti operativ i Universitetit Amir Kabir dhe një satelit komunikimi me emrin Nahid janë gati për nisje drejtë hapësirës”, tha Barari, duke ju drejtuar një takimi në Teheran. Ai gjithashtu tha se disa satelitë të tjerë janë në ndërtim, duke shtuar se “Ne kemi planifikuar të ndërtojmë një satelit ndijor me saktësi prej një metër deri në vitin 2025.” Irani në shkurt 2017 zbuloi dy satelitë të rinj Nahid 1 dhe Amir Kabir, si dhe një rimorkio hapësinore të ndërtuar për herë të parë në vend.

Advertisements