Breaking News

Shkup, pritet arrestimi i ish kryeministrit Nikolla Gruevski

Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë duke e dënuar ish- kryeministrin Nikolla Gruevski me 2 vite burg.

Gjykata e quajti të pabazë ankesën e ish kryeministrit Gruevski i cili akuzohet për dosjen “Tanku”, që ka të bëjë me blerjen e paligjshme të makinës “Mercedes” me vlerë 600 mijë euro.

Gjykata Penale në Shkup më 23 maj të këtij viti dënoi me 6 vite burg ish zv ministrin e Punëve të Brendshme Gjoko Popovksi me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg. Sot Gjykata e Apelit e uli këtë dënim për Popovskin me 2 vjet burg. Ndërsa Gruevski ishte në rolin e nxitësit në këtë blerje të shtrenjtë.

Me këtë vendim pritet të kryhet dhe arrestimi i Ish kryeministrit Maqedonas.

Advertisements