Breaking News

“Largimi i dollarit” në tryezën e kompanive evropiane

Ministri rus i financave ka thënë se kompanitë evropiane po kërkojnë të eliminojnë dollarin nga tregtia me Rusinë.

Ministri rus i financave Anton Silvanov tha të premten për kanalin televiziv Rusia 24 se Moska dhe kompanitë evropiane po bashkëpunojnë me partnerët për eliminimin e dollarit. Silvanov tha se Rusia është e gatshme të bashkohet me çdo veprim në përgjigje të sanksioneve të SHBA, duke ju referuar raporteve mbi krijimin e një sistemi të shpejtë Swift Swap, me euro, të cilin bankat dhe institucionet financiare evropiane do të përdorin për tregtinë e naftës. Largimi nga sanksionet është faktori kryesor që ndikon në çmimin e monedhës, por qeveria ruse dhe banka qendrore dinë të merren me këto luhatje, tha ministri rus i financave. Silvanov shprehu shpresën se veprimet e qeverisë dhe Bankës Qendrore të Rusisë do të stabilizojnë kursin e këmbimit. Ministri rus i financave më herët tha se dollari amerikan nuk është më një mjet i besueshëm pagese në tregtinë ndërkombëtare.

Advertisements