Breaking News

Tërheqja e SHBA nga “Protokolli Opsional i Konventës së Vjenës”

Presidenti i SHBA Donald Tramp tërhiqet nga “Protokolli Opsional i Konventës së Vjenës” në mbështetje të regjimit sionist.

Presidenti i vendit, Donald Trump, ka vendosur të tërhiqet nga “Protokolli Opsional i Konventës së Vjenës për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve”, tha të mërkurën në Uashington, këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA John Bolton. Tërheqja nga Protokolli Opsional i Konventës së Vjenës është lidhur me rastin e paraqitur nga Autoriteti Palestinez dhe sfidon transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds. Në dhjetor 2017, Presidenti i SHBA, Donald Trump e njohu Jerusalemin si kryeqytetin e regjimit sionist, nëpërmjet një politike mbështetëse për regjimin sionist dhe urdhëroi transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds. Ambasada e SHBA u transferua në Jerusalem më 14 maj 2018, në 70 vjetorin e themelimit të regjimit të rremë të Izraelit (Dita e Nakbatit). Më 21 dhjetor 2017, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë për të kundërshtuar Tump-in në njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e regjimit sionist dhe transferimin e ambasadës amerikane në këtë qytet.

Advertisements