Breaking News

Shpërthim në Turqi, shtatë ushtarë të vrarë

Shtatë ushtarë turq janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një shpërthim që ka ndodhur në provincën Batman, në juglindje të vendit.

Bomba shpërtheu pranë rrugës derisa po kalonte konvoji i ushtrisë turke.

Ajo është aktivizuar nga ekstremistët kurdë, transmeton Reuters. Në operacionin e forcave turke janë arrestuar disa nga përgjegjësit lidhur me sulmin.

Ndërkohë ushtria e Turqisë ka njoftuar se në dy ditët e kaluara ka vrarë 13 pjesëtarë të grupit militant PKK gjatë operacioneve ajrore në rajone të ndryshme në veri të Irakut dhe në juglindje të Turqisë.

Advertisements