Breaking News

Mustafa: Pushteti më kot përpiqet që fajin për vonesën e liberalizimit t’ia hedhë opozitës

Kryetari i LDK-së dhe ish- kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, sot në Facebook ka ka shkruar me një ton kritik ndaj pushteti aktual.

Ka përkujtuar qëndrimin që para dy vjetësh një pjesë e qeverisë së tashme e kishte për demarkacionin si kusht për liberalizmin e vizave dhe ndryshimin që pastaj e bëri vetëm për ta marrë pushtetin.

Është ndalur edhe te fajësimet që pushteti aktual tashmë i ka nisur në drejtim të opozitës se ajo do të jetë fajtore nëse nuk liberalizohen vizat deri në vitin 2020.

Kur në vitin 2016 kërkonim të ratifikohet marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, si kusht për liberalizim të vizave por edhe si instrument i sovranitetit shtetëror, këta që sot janë në pushtet e kundërshtonin dhe propagandonin rrejshëm se po humbim mbi 8000 hektar tokë. Me mashtrime dhe me politika populliste, atëherë humbëm shansin ta përmbyllim procesin e liberalizimit”, ka shkruar në Mustafa.

Sipas tij, në prag të zgjedhjeve për Parlamentin evropian, rreziku nga popullizmi i ka kaluar kufijtë e mashtrimeve dhe primitivizmit tonë. Ekziston frika reale se shtete të veçanta do të hezitojnë të përkrahin liberalizimin e vizave për Kosovën, duke u frikësuar nga popullistët, të djathtë e të majtë, në vendet e tyre, deri sa të përfundojë procesi i zgjedhjeve në institucionet e BE, epilogu i të cilave është vështirë të dihet.Lideri i LDK-ës në vazhdim ka thënë se Individët, që sot flasin se liberalizimi mund të shtyhet deri në vitin 2020, dhe që mundohen ta hedhin gurin te opozita,e dinë mirë se ku është problemi, por iu nevojitet një përbaltje e brendshme për ta arsyetuar veten.

Pavarësisht nga kjo, Kosova duhet të bëjë përpjekje maksimale që qytetarët e saj të lirohen nga regjimi i vizave sa më shpejtë; të garantojmë se ky vend do të qeveriset mirë e pa korrupsion, se do ta zhvillojmë ekonominë e të hapim vende pune. Të mos ndjellim frikë se të rinjtë tanë do ta braktisin Kosovën e do ta marrin botën në sy, ka përfunduar shkrimin Mustafa. (Koha.net)

Advertisements