Breaking News

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit: Populli i Iranit duke thyer sanksionet, do t’i japë një goditje tjetër Amerikës

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit theksoi se të rinjtë e vendit dhe populli i Iranit duke neutralizuar edhe armën e fundit të mbetur të armikut, do të thotë sanksionet, do t’i japin një goditje tjetër Amerikës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ajetullah Khamenei sot (të enjten) në mëngjes në një tubim të madh të të rinjve në stadiumin “Azadi” të Teheranit, deklaroi: “Amerikanët me mendime të gabuara synojnë të paraqesin një pamje plotësisht të kundërt të forcës së tyre dhe të situatës së Iranit. Ekonomia kombëtare e vendit mund t’i neutralizojë sanksionet dhe me ndihmën e Zotit, do t’i thyejmë dhe neutralizojmë sanksionet ndërsa thyerja e sanksioneve do të thotë dështimi i Amerikës dhe amerikanët me këtë dështim do të pësojnë edhe një goditje tjetër nga populli i Iranit”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik në vazhdim vuri në dukje skandalizimin e “liberal-demokracisë” së Amerikës dhe shtimin e kritikave ndaj saj në të gjithë botën dhe shtoi: “Për këtë arsye Amerika pavarësisht se posedon fuqinë bërthamore dhe një teknologji të zhvilluar dhe kapacitete të mëdha financiare, në shumë rajone dhe vende të botës si në Irak, Siri, Liban, Pakistan dhe Afganistan ka pësuar disfatë dhe tani po disfata të tjera po i presin amerikanët”.

Ajetullah Khamenei, shpëtimin e Iranit nga hegjemonia e padrejtë e Anglisë dhe Amerikës e konsideroi të mjaftueshëm për fuqinë e Republikës Islamike të Iranit dhe shtoi: “Qëndrueshmëria dhe rezistenca e popullit të Iranit buron nga begatia e Islamit dhe kjo qëndrueshmëri mund të vërehet edhe në fitoren e popullit të Iranit në Revolucionin Islamik, në Mbrojtjen e Lavdishme (mbrojtjen kundër agresionit ushtarak të ish-regjimit Ba’th të Irakut), si dhe në rezistencën përball të gjitha komploteve që u bënë në 40 vitet e fundit ndaj Iranit”.

Ajetullah Khamenei në vazhdim tha se krenaria dhe arroganca e presidentit të Amerikës është rezultat i mosnjohjes së Revolucionit Islamik dhe të popullit të Iranit dhe moralin dhe besimin revolucionar të këtij populli, ndërsa theksoi: “Kjo analizë e gabuar e situatës është bërë shkak që amerikanët të ecin në rrugë të gabuar në 40 vitet e kaluara dhe ne duhet të falënderojmë Zotin për qëndrueshmërinë dhe rezistencën që ka treguar populli iranian gjatë gjithë këtyre viteve”.

Ajetullah Khamenei gjithashtu theksoi se qëllimi i arrogancës botërore është të godasë elementët dhe faktorët e fuqisë së Republikës Islamike të Iranit dhe deklaroi: “Qetësia dhe stabiliteti shoqëror, siguria dhe uniteti kombëtar, besnikëria ndaj parimeve dhe themeleve të Revolucionit Islamik, vazhdimi i lëvizjes dhe progresit në fusha të ndryshme shkencore, thellimi i kulturës revolucionare dhe islamike, progresi në fushën e mbrojtjes, sistemeve raketore dhe prania në rajon; janë elementë dhe faktorët e fuqisë së Republikës Islamike të Iranit, prandaj armiqtë synojnë të godasin pikërisht këta elementë”.

Advertisements