Breaking News

Zarif: Irani nuk e toleron kërcënimin

Ministri i jashtëm i Iranit tha në një takim shumëpalësh në Nju Jork të martën se Republika Islamike e Iranit kurrë nuk do ta durojë kërcënimin.

Mohamed Xhevad Zarif, duke deklaruar se Irani është përballur me presione politike dhe ekonomike që nga Revolucioni Islamik, ka theksuar se Irani i ka rezistuar presionit që nga fillimi, por nuk do t’a durojë kurrë kërcënimin. Ministri i jashtëm i Iranit deklaroi se populli iranian ndaj kërcënimeve do të reagojë negativisht. Zarif gjithashtu hodhi poshtë mundësinë e negociatave me Uashingtonin, duke thënë: Amerika nuk është një vend i besueshëm për të negociuar. Ministri i jashtëm iranian duke folur në lidhje me largimin e Uashingtonit, ka shtuar: Irani nuk mund të negociojë me Amerikën çdo herë nga fillimi. Zarif gjithashtu në një intervistë të hënën me New Yorker tha se pajtimi me marrëveshjet dhe traktatet është bazë e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke shtuar se besimi është një kusht i domosdoshëm për dialogun me Shtetet e Bashkuara. Presidenti i SHBA, Donald Trump ka filluar presionet mbi Iranin dhe më 8 maj njoftoi se Uashingtoni do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe do të imponojë sanksione bërthamore kundër RII.

Advertisements